“Kërcënimi ekstrem ndaj Europës", Franca dhe Britania koordinojnë parandalimin bërthamor

Nga Erjon Dervishi
10 Korrik 2025, 14:27 | Bota

“Kërcënimi ekstrem ndaj Europës", Franca dhe Britania

Britania e Madhe dhe Franca planifikojnë të nënshkruajnë një deklaratë që do të lejojë koordinimin e mjeteve parandaluese bërthamore të të dy vendeve për t'iu përgjigjur bashkërisht çdo "kërcënimi ekstrem ndaj Evropës".

Marrëveshja konfirmon për herë të parë "se mjetet parandaluese të të dy vendeve janë të pavarura nën kontrollin kombëtar, por mund të koordinohen", thanë Ministria Britanike e Mbrojtjes dhe Presidenca Franceze në një deklaratë, shkruan A2 CNN.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet në një takim midis Presidentit Francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrit Britanik Keir Starmer në Londër. Macron ndodhet aktualisht në një vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është vizita e parë shtetërore e një kreu shteti evropian në Mbretërinë e Bashkuar që nga Brexit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos