Qeveria izraelite beson se shanset për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza janë "të dyshimta".
Vlerësimi pesimist, në një konferencë për shtyp të nivelit të lartë të qeverisë izraelite të dhënë për Sky News, vjen ndërsa kryeministri izraelit përgatitet të largohet nga Uashingtoni pas një vizite katër-ditore, e cila kishte filluar me pritjen e një njoftimi për armëpushim.
Kryeministri Benjamin Netanyahu do të largohet nga SHBA-të më vonë sot, ku edhe njw armwpushim i pwrkohshwm 60-ditor duket jashtwzakonisht i pamundur kwtw javw.
Megjithatë, më e rëndësishmja, për sa i përket shanseve që armëpushimi të zgjasë përtej 60 ditëve, gjithçka dukej tejet pesimiste.
"Ne do të fillojmë negociatat për një zgjidhje të përhershme. Por a e arrijmë atë? Është e dyshimtë, por Hamasi nuk do të jetë atje", tha Netanyahu, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)