Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas, 111 viktima dhe 172 të humbur  

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 11:46 | Bota

Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas,

Tragjedia në Teksas të Shteteve të Bashkuara vazhdon që të rëndohet. Të paktën 111 persona humbën jetën dhe mbi 172 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas përmbytjeve shkatërruese që goditën kodrat e Teksasit.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende përgjatë lumit Guadalupe. Nga viktimat, 87 raportohen vetëm në Qarkun Kerr, thanë zyrtarët amerikanë.

Një kamp veror i krishterë vetëm për vajza i vendosur përgjatë lumit në Hunt të Teksasit, konfirmoi se të paktën 27 kampiste dhe punonjës humbën jetën nga vërshimet e ujit.

Të paktën pesë kampistë janë ende të zhdukur, së bashku me një punonjëse mbikëqyrëse. Policia e Qarkut Kerr tha se qindra punonjës shpëtimi po punonin ende në operacionet përgjatë lumit Guadalupe.

Gjithashtu po punohet dhe për pastrimin e mbetjeve dhe për rregullimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos