Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, që citon burime sigurie tajvaneze, Kina ka angazhuar më shumë se 90 anije të marinës dhe rojeve bregdetare. Qeveria e Pekinit nuk e konfirmoi menjëherë informacionin, por deklaroi se do të mbronte me vendosmëri sovranitetin kinez.
Si përgjigje, ushtria tajvaneze ngriti qendra emergjente dhe gjithashtu aktivizoi "stërvitjet e gatishmërisë luftarake" në vende strategjike. Anijet e marinës dhe rojes bregdetare tajvaneze duhet të monitorojnë anijet kineze.
"Çdo veprim i njëanshëm, irracional dhe provokues mund të dëmtojë seriozisht paqen dhe stabilitetin në Indo-Paqësorin dhe nuk do të vlerësohet nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.
Manovrat ushtarake priteshin. Qeveria kohët e fundit kishte reaguar me zemërim ndaj vizitës së presidentit tajvanez Lai në Hawaii dhe territorin amerikan të Guamit. Kina e konsideron Tajvanin, të qeverisur në mënyrë demokratike, si pjesë të territorit të saj. (A2 Televizion)