Kina pezullon tarifat portuale për anijet amerikane

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 08:24 | Bota

Kina pezullon tarifat portuale për anijet amerikane

Kina ka pezulluar tarifat portuale të vendosura mbi anijet e lidhura me SHBA-në për një periudhë kohore që do të zgjasë 1 vit.

Pezullimi u njoftua nga Ministria kineze e Tregtisë pas samitit të mbajtur nga presidentët Xi Jinping dhe Donald Trump më 30 tetor në Korenë e Jugut.

Tarifat portuale të Kinës - të vendosura fillimisht në 56 dollarë për ton neto për çdo udhëtim nga anijet në pronësi të SHBA-së ose të lidhura me SHBA-në - hynë në fuqi më 14 tetor, në përgjigje të tarifave portuale që Uashingtoni vendosi në të njëjtën datë mbi anijet e ndërtuara në Kinë ose të operuara nga subjektet e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos