
Një marrëveshje dypartiake është arritur në Senatin amerikan për të financuar qeverinë federale deri më 30 janar dhe për t'i dhënë fund mbylljes së qeverisë, raporton CNN.
Marrëveshja dypartiake e arritur në Senatin e SHBA-së përfshin gjithashtu një masë për të cilën demokratët ishin veçanërisht të interesuar: ripunësimin e punonjësve federalë të pushuar nga puna gjatë mbylljes.
Marrëveshja do të kthejë në normalitet edhe trafikun ajror që rrezikonte të paralizohej në orët e ardhshme, përcjell A2CNN.
"Po i afrohemi fundit të mbylljes", komentoi Presidenti Donald Trump. (A2 Televizion)
