Kina trajnoi ushtarët rus, zbulohet dokumenti, Pekini u përfshi drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë

Nga Rosalba Bejdo
19 Maj 2026, 22:09 | Bota

Kina trajnoi ushtarët rus, zbulohet dokumenti, Pekini u përfshi

Forcat e armatosura të Kinës trajnuan fshehurazi rreth 200 ushtarakë rusë në Kinë në fund të vitit të kaluar, dhe disa prej tyre janë kthyer më pas për të luftuar në Ukrainë, sipas tre agjencive evropiane të inteligjencës dhe dokumenteve të siguruara nga Reuters, shkruan A2CNN. 

Megjithëse Kina dhe Rusia kanë zhvilluar një sërë stërvitjesh të përbashkëta ushtarake që nga nisja e luftës në Ukraine në vitin 2022, Pekini ka deklaruar vazhdimisht se mban një qëndrim neutral në konflikt dhe është paraqitur si ndërmjetës për paqe.

Seancat sekrete të trajnimit, të fokusuara kryesisht në përdorimin e dronëve, përshkruheshin në një marrëveshje dygjuhëshe ruso-kineze të nënshkruar nga oficerë të lartë rusë dhe kinezë në Pekin më 2 korrik 2025.

Marrëveshja, e shqyrtuar nga Reuters, parashikonte që rreth 200 trupa ruse të trajnoheshin në objekte ushtarake në zona si Pekini dhe qyteti lindor i Nankinit. Burimet thanë se afërsisht ky numër ushtarakësh u trajnua më pas në Kinë.

Dokumenti gjithashtu parashikonte që qindra ushtarë kinezë të kryenin trajnime në baza ushtarake në Rusi.

Sipas një zyrtari të inteligjencës, duke trajnuar personel ushtarak rus në nivel operacional dhe taktik, i cili më pas merr pjesë në luftimet në Ukrainë, Kina është e përfshirë shumë më drejtpërdrejt në luftën në kontinentin evropian sesa mendohej më parë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos