
Komandanti më i lartë ushtarak i NATO-s për Europën, Alexus Grynkewich, deklaroi sot se një mision i mundshëm i aleancës ushtarake në Ngushticën e Hormuzit do t'u lihet politikanëve, shkruan A2CNN.
“Kushtet nën të cilat NATO do të shqyrtonte operimin në Ngushticën e Hormuzit janë në fund të fundit një vendim politik”, tha Grynkewich, duke folur në Bruksel ku u takua me shefat ushtarakë nga vendet e NATO-s.
Ndër të tjera ai theksoi se një rol më i fortë evropian brenda aleancës do t'i mundësonte SHBA-ve të zvogëlonte gradualisht praninë e saj ushtarake në kontinent.
“Ndërsa shtylla evropiane e aleancës bëhet më e fortë, kjo i lejon SHBA-së të zvogëlojë praninë e saj në Evropë dhe të kufizohet në ofrimin vetëm të atyre aftësive kritike që aleatët ende nuk mund t’i ofrojnë”, vijoi ai. (A2 Televizion)