Kolumbia: Varka e fundit që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 18:44 | Bota

Kolumbia: Varka e fundit që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për bombardimin e një varke në Karaibe që, sipas tij, kishte shtetas kolumbianë brenda dhe jo drogë.

Sipas SHBA-ve, sulmet që kanë ndodhur në ujërat ndërkombëtare synonin trafikantët e drogës dhe kanë vrarë 21 persona në katër raste të ndryshme. Megjithatë, Uashingtoni nuk ka ofruar prova apo identitetet e viktimave.

Shtëpia e Bardhë e cilësoi deklaratën e Petros si "të pabazë dhe të neveritshme", duke kërkuar që ai ta tërheqë publikisht. Megjithatë, SHBA tha se mbetet e angazhuar për bashkëpunim me Kolumbinë në çështje të sigurisë rajonale.

Ndërkohë, në SHBA, Senati ka rrëzuar një propozim për të ndaluar Presidentin Trump të përdorë forcën ushtarake kundër varkave në Karaibe.

Petro kërkoi mbledhjen urgjente të ministrave të jashtëm të vendeve të Karaibeve për të diskutuar rreth situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos