Marrëveshja për paqen në Gaza, reagojnë organizatat e ndihmave: Kemi gati ilaçet dhe ushqimet për palestinezët

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 18:19 | Bota

Marrëveshja për paqen në Gaza, reagojnë organizatat e

Organizatat e ndihmave kanë reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Hamasit dhe Izraelit, me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

Sipas mediave të huaja, UNRWA thotë se ka gati ilaçet dhe furnizimet bazë, së bashku me ushqim të mjaftueshëm për tre muaj dhe po u bën thirrje palëve kryesore që ta ndihmojnë atë të sjellë ndihma në Gaza.

UNCHA OPT thotë se organizata po “përshkallëzon operacionet humanitare në Gaza”.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se organizata shëndetësore do të “mbështesë rehabilitimin e sistemit të shkatërruar shëndetësor”, duke shtuar se “ilaçi më i mirë është paqja”, shkruan A2 CNN.

Drejtori Ekzekutiv i UK-Med, David Wightwick, thotë: “Ne mirëpresim hapat ‘e ngurta’ të marra sot drejt paqes, pas dy vitesh vuajtjesh të pamëshirshme.”

Drejtoresha Ekzekutive e Save the Children, Inger Ashing, shkruan: “Me heshtjen e bombave dhe plumbave, familjet do të jenë në gjendje të mendojnë për të ardhmen, për rindërtimin dhe rimëkëmbjen.”

Kujtojmë se sapo të konfirmohet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli do të lejojë 400 kamionë me ndihma të hyjnë në Gaza çdo ditë gjatë pesë ditëve të para, tha një zyrtar i lartë palestinez për BBC-në. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos