Komandanti i lartë i Ukrainës hedh poshtë pretendimet ruse për qytetin në Donetsk: Propaganda nuk korrespodon me realitetin

Nga A2 CNN
30 Tetor 2025, 19:18 | Bota

Komandanti i lartë i Ukrainës hedh poshtë pretendimet ruse

Duke kundërshtuar pretendimet e Moskës, Komandanti më i lartë i Ukrainës tha se Kievi po intensifikonte përpjekjet e tij për të mbrojtur qytetin në Donetsk, ndërkohë që sipas tij, kërkonte të siguronte rrugë kyçe furnizimi dhe evakuimi, si dhe të ç’rrënjoste këmbësorinë ruse.

Sipas mediave të huaja, Komandanti ukrainas tha se e kishte vizituar personalisht qytetin në Donetsk.

Oleksandr Syrskyi gjithashtu hodhi poshtë pohimin e Moskës se forcat e saj kishin bllokuar trupat ukrainase brenda fortesës lindore.

"Armiku po rrit aktivitetin e tij në zonën Pokrovsko-Mirnograd. Prandaj, e vizitova përsëri këtë zonë të rëndësishme", tha ai, shkruan A2 CNN.

"Situata është e vështirë, por deklaratat e propagandës ruse për 'bllokimin' e supozuar të Forcave Mbrojtëse të Ukrainës në Pokrovsko, si dhe në Kupyansk, nuk korrespondojnë me realitetin”, vijoi ai më tej.

"Në të njëjtën kohë, në Pokrovsko, këmbësoria armike, duke shmangur përplasjet, grumbullohet në zonat urbane, ndryshon vendndodhjen e saj, kështu që detyra kryesore është zbulimi dhe shkatërrimi i saj", tha Komandanti ukrainas.

Ai tha: “Ne po punojmë për të forcuar stabilitetin e mbrojtjes në drejtimin Pokrovsky... duke u siguruar atyre gjithçka që është e nevojshme, duke përfshirë edhe në përputhje me nevojat shtesë.”

"Prioriteti kryesor është ruajtja e jetës së ushtarëve tanë", shtoi Komandanti ukrainas, përcjell A2 CNN.

"Ne po e frenojmë armikun me të gjitha metodat e disponueshme. Ne vazhdojmë të punojmë për një qëllim të përbashkët", përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos