Luftë diplomatike me muzikë, ministri belg “qetëson” Rusinë... me Selena Gomez

Nga A2 CNN
30 Tetor 2025, 17:22 | Bota

Luftë diplomatike me muzikë, ministri belg “qetëson”

Tensioni midis Brukselit dhe Moskës mori një dimension të ri kur ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, postoi një mesazh në Instagram me këngën "Calm Down" të Selena Gomez në përgjigje të kërcënimeve nga ish-Presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Polemikat në internet filluan pasi Francken dha një intervistë për agjencinë belge të lajmeve HUMO, në të cilën paralajmëroi se NATO do ta "rrafshonte Moskën" nëse Kremlini sulmonte Brukselin.

Deklarata shkaktoi një reagim të zemëruar nga Medvedev, i cili, në një postim e quajti ministrin belg një "idiot" dhe iu referua superarmës bërthamore të Rusisë, Poseidon, të cilën ai tha se u testua së fundmi dhe është "arma e Apokalipsit të vërtetë".

Duke iu përgjigjur një përdoruesi në platformën ‘X’, i cili sugjeroi përdorimin e Belgjikës si një terren testimi, Medvedev shkroi: “Atëherë Belgjika do të zhduket”.

Sipas Politico, të enjten në mëngjes, Franken u kthye me një postim në Instagram, duke akuzuar Medvedevin se “nuk pushon kurrë së kërcënuari dhe ofenduari”.

NATO nuk është në luftë me Federatën Ruse dhe sigurisht që nuk kërkon një gjë të tillë. Megjithatë, parimi i ‘kundërsulmit’ të Aleancës sonë ka mbetur i pakontestueshëm për 76 vjet. Kjo është ajo që nënkuptova në intervistën e HUMO-s dhe nuk tërheq asnjë fjalë prej saj”, deklaroi ai.

Postimi u shoqërua nga hiti i vitit 2023 i këngëtares amerikane të popit Selena Gomez, “Calm Down”, me sa duket një thirrje e Franken kjo drejtuar Kremlinit për t’u qetësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos