
Kina ka miratuar një marrëveshje transferimi për aplikacionin e videove të shkurtra TikTok tek kompanitë amerikane. Kështu deklaroi pas takimit mes Trump dhe Xi Jinping, Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Besant.
Ai shtoi se pret që marrëveshja të ecë përpara në javët dhe muajt e ardhshëm pa hyrë në detaje të mëtejshme.
"Në Kuala Lumpur, ne finalizuam marrëveshjen e TikTok me kushtet që Kina miratoi, dhe pres që ajo të ecë përpara në javët dhe muajt e ardhshëm dhe më në fund do të shohim një zgjidhje për këtë", i tha ai Fox Business Network.
Ministria e Tregtisë e Kinës po ashtu tha në një deklaratë se do t'i trajtonte në mënyrë të përshtatshme çështjet që lidhen me TikTok me Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)
