Reuters raporton se disa kompani kineze të naftës do të pezullojnë importet ruse për shkak të shqetësimeve rreth sanksioneve.
Agjencia e lajmeve thotë se kompanitë kombëtare kineze të naftës PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe Zhenhua Oil e morën të gjitha sëbashku vendimin, duke cituar burime të shumta tregtare.
Kjo lëvizje vjen pas raportimeve se kompanitë në Indi kanë marrë të njëjtin vendim më parë, shkruan A2 CNN.
Kina importon afërsisht 1.4 milion fuçi naftë në ditë nga deti - kryesisht të blera përmes rafinerive të pavarura.
Vortexa Analytics vlerëson se blerjet e naftës ruse nga firmat shtetërore kineze janë nën 250,000 fuçi në ditë për nëntë muajt e parë të vitit 2025, ndërsa kompania konsulente Energy Aspects e vlerëson atë në 500,000 fuçi në ditë.
Unipec, dega tregtare e Sinopec, ndaloi blerjen e naftës ruse, pasi Britania caktoi Rosneft dhe Lukoil si të tillë, shkruan A2 CNN.
Të dy kompanitë, të sanksionuara nga SHBA-të dje, thuhet se e shesin naftën e tyre kryesisht përmes ndërmjetësve në vend që të merren drejtpërdrejt me blerësit. (A2 Televizion)