Hera e parë në 500 vjet, Papa dhe Mbreti Charles luten së bashku në Vatikan

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 15:13 | Bota

Mbreti Charles III i Britanisë dhe Papa Leoni XIV u lutën së bashku të enjten në Kapelën Sistine të Vatikanit, në të parin akt të këtij lloji midis një monarku anglez dhe një Pape katolik që nga koha kur Mbreti Henri i VIII u shkëput nga Roma në vitin 1534.

Këngë latine dhe lutje në anglisht kumbuan nëpër kapelë, aty ku gjashtë muaj më parë Leoni u zgjodh si papa i parë amerikan nga kardinalët katolikë të botës, nën afresket e Mikelanxhelos.

Charles, si guvernatori suprem i Kishës së Anglisë, ishte ulur në të majtë të papës pranë altarit të kapelës. Edhe pse Charles është takuar me tre papët e fundit, dhe me papa Gjon Palin II dhe Benediktin e XVI kanë udhëtuar në Britani, takimet e tyre të mëparshme nuk kanë përfshirë kurrë lutje të përbashkëta.

Mbreti dhe mbretëresha Kamila po zhvillojnë një vizitë shtetërore në Vatikan për të shënuar lidhje më të afërta mes Kishës Katolike edhe asaj Anglikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos