Konflikti i ri në Azinë Juglindore, shkon në 32 numri i viktimave mes Tailandës dhe Kamboxhias

Nga Eno Luarasi
26 Korrik 2025, 10:59 | Bota

Konflikti i ri në Azinë Juglindore, shkon në 32 numri i viktimave

Kamboxhia ka bërë thirrje për një armëpushim "të menjëhershëm" me Tajlandën, pasi numri të vrarëve ka arritur në më shumë se 30 viktima, përfshirë civilë.  Ambasadori i Kamboxhias në OKB, tha se vendi i tij kërkoi një armëpushim "pa kushte". Tajlanda nuk ka komentuar publikisht mbi propozimin, ndërsa ka refuzuar ndërmjetësimin e një pale të tretë.

Të paktën 32 ushtarë dhe civilë në këtë konflikt janë vrarë dhe gati 200,000 të tjerë janë zhvendosur në dy vendet e Azisë Juglindore, të cilat akuzojnë njëri-tjetrin se kanë qëlluar të parët.

Të shtunën, ushtria e Tajlandës tha se kamboxhianët nisën sulme në një zonë të re pranë bregdetit në jug, por u shtynë prapa nga marina.

Të dy vendet janë me influenca të ndara, ku Tailanda mbështetet nga SHBA, ndërsa Kamboxhia nga Kina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos