Kongresi amerikan miraton projektligjin e buxhetit

Nga Erjon Dervishi
4 Korrik 2025, 11:13 | Bota

Kongresi amerikan miraton projektligjin e buxhetit

Kongresi Amerikan miratoi të enjten projektligjin e madh buxhetor të Donald Trump.

Projektligji është kritik për axhendën e Presidentit dhe ka shkaktuar debat të ashpër, shkruan A2.

Projektligji prej 887 faqesh përfshin lehtësime tatimore, shkurtime shpenzimesh, shfuqizimin e kredisë tatimore diellore, para për mbrojtjen kombëtare dhe për deportimet.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha se projektligji “do ta bëjë këtë vend më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë se kurrë”, ndërsa udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries, në një fjalim rekord prej 8 orësh e 44 minutash, e quajti atë “një skenë krimi që dëmton shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e popullit amerikan”.

Trump pritet ta nënshkruajë projektligjin në një ceremoni të posaçme në 4 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos