Kongresistët ''qetësojnë gjakrat’’ me Danimarkën, Trump: Tarifa për shtetet që nuk mbështetin planin për Groenlandën

Nga Rosalba Bejdo
16 Janar 2026, 23:12 | Bota

Një delegacion ligjvënësish demokratë dhe republikanë të Shteteve të Bashkuara u takua me udhëheqësit e Danimarkës dhe Groenlandës të premten në Kopenhagë, në një përpjekje për të ulur temperaturat pas kërcënimeve nga Trump.

Trump ka thënë se ishulli në Arktik është jetësor për sigurinë amerikane, për shkak të pozicionit strategjik dhe pasurive minerale, dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta marrë atë. Shtetet europiane, këtë javë, kanë dërguar një numër të vogël trupash në ishull me kërkesë të Danimarkës.

Delegacioni prej 11 anëtarësh i Kongresit amerikan, i drejtuar nga senatori demokrat Chris Coons, u takua me kryeministren daneze Mette Frederiksen dhe homologun e Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, shkruan A2 CNN.

“Ka shumë retorikë, por pak realitet në diskutimet e fundit në Uashington”, tha Coons për gazetarët, duke shtuar se do të përpiqeshin të ulnin temperaturat pas kthimit në SHBA.

I dërguari i Trump për Groenlandën njoftoi të premten se do ta vizitonte territorin danez në mars dhe se besonte që një ujdi mund të arrihej. Ndërkohë, Trump, në një deklaratë të fundit, paralajmëroi se do të vendoste tarifa ndaj vendeve që nuk e mbështesin planin e tij për Groenlandën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos