Konklava për Papën e ri, më 7 maj kardinalët përballen në Vatikan për një emër

Nga Xhevahir Qardaku
28 Prill 2025, 13:01 | Bota

Konklava për Papën e ri, më 7 maj kardinalët përballen

Konklava për zgjedhjen e papës së ri do të nisë nga 7 maji. Kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të nivelit të lartë në Vatikan.

Data është vendosur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të kardinalëve në Vatikan, takimi i parë pas funeralit të Papa Françeskut. Sipas rregullores, 134 kardinalët me të drejtë zgjedhje mblidhen në Romë, shkruan A2 CNN. Shumë do ta njohin njëri-tjetrin drejtpërdrejt në kongregacione.

Sa i përket strategjive që do të çojnë në zgjedhjen e Papës së ri, do të ketë shumë peshë edhe ndikimi i jozgjedhësve, pra kardinalëve mbi 80 vjeç, të cilët ruajnë aftësinë e tyre për të ndikuar dhe orientuar Konklavën drejt konsensusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos