Koreja e Veriut po hap një resort që udhëheqësi i saj Kim Jong Un shpreson se do të nxisë turizmin në regjimin sekret komunist.
Ëonsan Kalma në bregun lindor do të hapet për turistët vendas më 1 korrik, gjashtë vjet pasi ishte planifikuar të përfundonte, por nuk është e qartë se kur do të mirëpresë të huajt.
Kim u rrit në luks në Ëonsan, ku shumë nga elita e vendit kanë vila private, dhe është përpjekur ta transformojë qytetin, i cili dikur kishte një vend për testimin e raketave.
Media shtetërore KCNA pretendon se resorti mund të akomodojë deri në 20,000 vizitorë, duke zënë një shtrirje plazhi prej 4 km, me hotele, restorante, qendra tregtare dhe një park ujor.
E kritikuar ashpër për dekada të tëra për programin e saj të armëve bërthamore, Koreja e Veriut është ndër vendet më të varfra në botë. Ajo i shpenzon shumicën e burimeve të saj në ushtri, monumente që zbukurojnë imazhin dhe kultin e familjes Kim që ka drejtuar vendin që nga viti 1948.
Disa vëzhgues thonë se kjo është një mënyrë e lehtë për Phenianin për të fituar para. Ndërsa turistët e huaj lejohen të hyjnë, grupet turistike kryesisht vijnë nga Kina dhe Rusia, vende me të cilat Pheniani ka ruajtur prej kohësh marrëdhënie miqësore. (A2 Televizion)