Kriza në Ukrainë, Zelensky para takimit me Trump: Shumë gjëra mund të zgjidhen para Vitit të Ri

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2025, 14:37 | Bota

Kriza në Ukrainë, Zelensky para takimit me Trump: Shumë

Përpara takimit të tij në Florida sot me Presidentin Donald Trump, Volodymyr Zelensky tha se "shumë gjëra mund të zgjidhen para Vitit të Ri".

Sipas mediave të huaja, Presidenti ukrainas ka pohuar gjithmonë se fati i kombit të tij ishte në duart e "partnerëve tanë".

“Është mbi ata që ndihmojnë Ukrainën dhe mbi ata që ushtrojnë presion mbi Rusinë, në mënyrë që rusët të ndiejnë pasojat e agresionit të tyre”, shkroi Zelensky në Telegram.

"Vetëm këtë javë, ata lëshuan mbi 2,100 dronë sulmues, rreth 800 bomba ajrore të drejtuara dhe 94 raketa të llojeve të ndryshme. Të gjitha kundër popullit tonë, kundër jetës dhe gjithçkaje që siguron normalitetin e saj", vijoi më tej Zelensky, shkruan A2 CNN.

Zelensky shtoi gjithashtu se operacionet në Ukrainë ishin 24/7 për të “mbrojtur jetët dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike”. Po ashtu sipas tij, ishte “po aq e rëndësishme që sanksionet kundër Rusisë të vazhdojnë të funksionojnë”.

"Ne do të diskutojmë hapa të tillë me partnerët tanë sot. Faleminderit të gjithëve që po ndihmojnë", përfundoi Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos