
Aeroportet civile në Rzeszów dhe Lublin u mbyllën përkohësisht në orët e para të së shtunës, pasi forcat ruse nisën një sulm masiv ndaj Ukrainës, duke shkaktuar alarme kundërajrore mbi territorin e saj.
Në përgjigje, Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake ngriti në ajër avionë luftarakë polakë dhe vuri në gatishmëri sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarëve, duke deklaruar se masat ishin të natyrës parandaluese dhe shërbenin për të mbrojtur hapësirën ajrore polake.
"Në lidhje me aktivitetin e aviacionit me rreze të gjatë veprimi të Federatës Ruse, i cili kryen sulme në territorin e Ukrainës, ka filluar operacioni i aviacionit ushtarak në hapësirën ajrore polake", informoi në një komunikatë Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura.
Për shkak të operacioneve ushtarake, aeroportet në Rzeszów dhe Lublin u mbyllën përkohësisht në orët e para të së shtunës, por trafiku ajror në të dy aeroportet tani ka rifilluar.
Pas orës 8:00 të mëngjesit, Komanda njoftoi se operacionet e avionëve polakë dhe të aleatëve kishin përfunduar dhe se nuk kishte pasur shkelje të hapësirës ajrore polake.
Forcat aleate, përfshirë avionë amerikanë dhe spanjollë dhe sisteme holandeze të mbrojtjes ajrore, gjithashtu morën pjesë në operacion. (A2 Televizion)