
Kryeministri britanik Jeffery Starmer kërkoi ndjesë para opinionit publik në lidhje me Epstein-in, duke u shprehur i keqardhur që i ka besuar “gënjeshtrave të Mandelson”.
“Askush s’e dinte sa e thellë dhe e errët ishte marrëdhënia e Mandelson-it me Epstenin”, tha kryeministri, duke iu referuar ish-ministrit dhe deputetit të larguar nga Laburistët, raporton A2CNN.
Ai akuzoi Mandelsonin se ka gënjyer gjatë procesit të verifikimit kur u emërua ambasador i SHBA-së në vitin 2024.
Starmer vuri në dukje se nuk ishte në dijeni të informacioneve në kohën që emëroi Mandelsonin ambasador. “Askush nuk duhet të mbajë një post publik nëse nuk mund ta përmbushë testin themelor të ndershmërisë", u shpreh ai.
(A2 Televizion)