“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s në rastin e Ukrainës!”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2026, 09:13 | Bota

“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s në rastin e

Finlanda u ka bërë thirrje zyrtarëve amerikanë të shmangin përshkrimin e garancive të ardhshme të sigurisë për Ukrainën  e pasluftës si “të ngjashme me Nenin 5” të NATO-s, duke paralajmëruar se një gjuhë e tillë mund të dobësojë klauzolën e mbrojtjes kolektive në zemër të aleancës, sipas një kabllogrami të Departamentit të Shtetit të siguruar nga POLITICO.

Kabllogrami i 20 janarit lë të kuptohet se ka shqetësime në disa vende lidhur me gjuhën e përdorur gjatë bisedimeve të paqes midis Kievit dhe Moskës. Ato tregojnë se sa të ndjeshme mund të jenë disa fraza në sferën e sigurisë kombëtare, edhe kur zyrtarët thjesht përpiqen t'u ofrojnë një analogji audiencave të ndryshme.

Kryediplomatja finlandeze paralajmëroi se kjo rrezikonte ngatërrimin e garancive të Nenit 5 të NATO-s me çfarëdo premtimesh dypalëshe që i bëhen Ukrainës, raporton A2CNN. 

Gjithashtu citohet ajo të ketë thënë se duhet të ketë një “mur mbrojtës” midis NATO-s dhe garancive të ardhshme të sigurisë për Ukrainën.

Neni 5 është një klauzolë kritike në paktin e NATO-s, që thotë se një sulm i armatosur ndaj një anëtari të aleancës me 32 anëtarë do të trajtohej si sulm ndaj të gjithë anëtarëve. NATO e ka përdorur nenin vetëm një herë, pas sulmit terrorist në SHBA më 11 shtator 2001.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos