Kryeministri britanik ngre zërin nga Tirana: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, Putin do paguajë çmimin

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 14:27 | Bota

Kryeministri britanik ngre zërin nga Tirana: Nëse Rusia nuk ulet

Kryeministri britanik Keir Starmer ishte i drejtpërdrejtë në deklaratën e tij në lidhje me luftën në Ukrainë gjatë Samitit të Komunitetit Politik në Tiranë. Ai tha se nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë bisedimesh, Putini të paguajë çmimin.

“Jemi në një epokë të re, por që karakterizohet nga luhatja, nga paqëndrueshmëria, është e trishtë, por kjo është epoka e re.

Partneriteti është jetik për të arritur një rimëkëmbje, një rinovim për ata njerëz në Mbretërinë e bashkuar që e kërkojnë dhe e meritojnë këtë gjë.

Sfida më urgjente sot këtu është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Ne duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë.

Duhet të jemi të përgatitur për ta ndjekur deri në fund. Nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë bisedimesh, Putini të paguajë çmimin”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos