Kur dita u kthye në natë…Festë, lot dhe dasma masive gjatë eklipsit të plotë diellor

Nga Rosalba Bejdo
9 Prill 2024, 09:56 | Bota

Disa dhjetëra milionë njerëz, përgjatë Meksikës, SHBA-së dhe Kanadasë ngritën kokat nga qielli për të parë të mrekulluar se si dita u kthye në natë. Ai që shumë dëshmuan të hënën ishte një fenomen si asnjë tjetër: hëna lëvizi mes tokës dhe diellit duke ia shuar dritën në një eklips të plotë diellor.

Rruga drejt mbulimit të plotë, u shtri përgjatë kontinentit, duke nisur mbi zonat e ngrohta bregdetare të Meksikës, duke errësuar më pas qiejt mbi ujëvarat e Niagarës, para të të mbaronte udhëtimin e tij në brigjet e Newfoundland të Kanadasë.

Përpos mrekullisë, la pas edhe një ndjesi frike, një kujtesë për vendin tonë në univers. Eklipsi u pa fillimisht rreth Mazaltan në brigjet perëndimore të Meksikës, në 11:07 të orës lokale. Fillimisht, u duk sikur skajet e hënës prekën diellin.

Më pas, ajo përpiu gjithmonë e më shumë pjesë të tij, deri solli errësirën e plotë mes brohorimave të spektatorëve entuziastë.

“Ishte vërtet e mrekullueshme. Një eksperiencë që nuk e kisha provuar kurrë më parë. Kur u errësua plotësisht po ulërija gjatë gjithë kohë. Në fakt qava, pasi ishte një eksperiencë vërtet e fortë”, tha Milli Twumasi.

Pas kësaj, eklipsi nisi të lëvizte duke vijuar rrugën drejt verilindjes së shteteve të shkuara. Për shumë, fenomeni diellor shënoi një gur themel personal, me qindra amerikanë që iu bashkuan dasmave masive që u mbajtën gjatë eklipsit. Në Arkansas, 300 çifte rreth vendit shkëmbyen betimet teksa qielli bëhej i zi. Me rikthimin e dritës, dasmorët ndanë tortat e festës dhe kërcyen.

Eklipsi i plotë i cili ndodh kur hëna kalon mes tokës dhe diellit, duke e bllokuar plotësisht sipërfaqen diellore, zgjati nga 3 deri në 4 minuta, sipas NASA-s. Për shumë amerikanë ky ishte shansi i fundit për të parë një fenomenit të tillë në 20 vite. Ai i radhës do të mund të shihet rreth SHBA-së në gusht të 2044. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos