Postimi i Trump për eklipsin diellor bëhet viral, të gjithë kundër (VIDEO)

Nga A2 CNN
9 Prill 2024, 09:32 | Bota

Postimi i Trump për eklipsin diellor bëhet viral, të gjithë

Donald Trump ka goditur sërish me një postim që ka ngjallur reagime të shumta dhe kjo ka të bëjë me eklipsin që u regjistrua pasditen e së hënës. Kandidati për president postoi një reklamë të çuditshme fushate në “Truth Social”, ku koka e tij merr rolin e hënës dhe bllokon diellin.

Videoja hapet me fjalët: "Momenti më i rëndësishëm në historinë njerëzore ndodh në vitin 2024", shoqëruar me një muzikë dramatike. Videoja tregon turmat e mbledhura për të parë ekslipsin, duke parë qiellin me syze mbrojtëse, kur një siluetë e madhe fillon të lëvizë ngadalë nëpër diell.

Mirëpo, nuk është hëna ajo që po e shkakton fenomenin e rrallë. Është skica e kokës së Donald Trump. Ndërsa koka e tij mbulon të gjithë diellin, duke krijuar eklipsin, një frazë shfaqet në ekran: "Ne do ta shpëtojmë Amerikën dhe do ta bëjmë përsëri të madhe."

Disa përdorues të mediave sociale u hutuan nga mesazhi i Trump, duke komentuar se ai do të bllokojë diellin dhe do ta zhysë gjithë Tokën në errësirë.

“Pra, duke mposhtur Bidenin, Trump do ta zhytë Amerikën në errësirë?”, pyeti një përdorues i X, dikur i Twitter.

“Keni harruar të përfshini edhe kornizën tjetër, e dini, atë ku dielli lind sërish. Eklipset janë të përkohshme. Ashtu si Trump”, thotë një tjetër.

A2 CNN Livestream

Latest Videos