Ministria britanike e Mbrojtjes: Deri në 250 mijë ushtarë rusë të vrarë gjatë luftës në Ukrainë

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 12:03 | Bota

Ministria britanike e Mbrojtjes: Deri në 250 mijë ushtarë

Shkalla e vdekjeve në luftën në Ukrainë nuk është e qartë, me të dyja palët që hezitojnë të japin shifra të viktimave.

Sipas mediave të huaja, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar një numër të humbjeve të pësuar nga forcat e armatosura ruse në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës.

Ministria vlerëson se midis 200,000 dhe 250,000 ushtarë janë vrarë gjatë luftës së Putinit, që do të ishte humbja më e madhe e Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Po ashtu, Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se numri i përgjithshëm i të vrarëve ose të plagosurve është 900 mijë persona, shkruan A2 CNN.

Ministria e Mbrojtjes thotë se Putini dhe udhëheqësit e tij ushtarakë i japin përparësi konfliktit mbi jetën e ushtarëve rusë: "Ata janë pothuajse me siguri të përgatitur të tolerojnë nivele të vazhdueshme të larta të viktimave, për sa kohë që kjo nuk ndikon negativisht në mbështetjen publike ose elitare për luftën dhe ato humbje mund të zëvendësohen". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos