Nuk ndalen masakrat mbi Gaza, 55 viktima të tjera nga sulmet izraelite

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 11:45 | Bota

Nuk ndalen masakrat mbi Gaza, 55 viktima të tjera nga sulmet izraelite

Të paktën 55 palestinezë raportohet të jenë vrarë nga sulmet e fundit ajrore izraelite në Gaza, raporton agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi.

Ofensiva e radhës vjen pasi Izraeli rifilloi fushatën e bombardimeve dhe operacionet tokësore në territorin e Gazës, pas moszgjatjes së armëpushimit, duke vrarë më shumë se 430 njerëz gjatë dy ditëve.

Hamasi thotë se operacioni tokësor i shpallur nga Izraeli të mërkurën është një shkelje "e re dhe e rrezikshme" e marrëveshjes së armëpushimit, e cila filloi në janar.

Izraeli rifilloi sulmet të martën pasi bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes dështuan.

Izraeli ka paralajmëruar se sulmet do të intensifikohen në Gaza derisa Hamasi të lirojë pengjet e mbetura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos