Lëvizje drejt paqes në Lindjen e Mesme, Irani negocion me Omanin kontrollin e Hormuzit

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 17:38 | Bota

Lëvizje drejt paqes në Lindjen e Mesme, Irani negocion me Omanin

Teherani dhe Uashingtoni duket se janë drejt një marrëveshjeje të mundshme për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa mediat iraniane publikuan detaje të një drafti paraprak për t’i dhënë fund konfliktit mes dy vendeve.

Sipas televizionit shtetëror iranian IRIB, draft-marrëveshja parashikon që Irani të rikthejë trafikun tregtar në Ngushtica e Hormuzit në nivelet para luftës brenda 30 ditëve, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të tërheqin forcat ushtarake nga afërsia e territorit iranian dhe do të heqin bllokadën detare ndaj porteve iraniane.

Ish-ministri i Jashtëm iranian, Ali Bagheri, deklaroi se Irani po negocion me Omani për krijimin e një mekanizmi të ri të menaxhimit të kalimit të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit.

“Procedurat e reja për kalimin e anijeve do të jenë krejtësisht ndryshe nga ato që ishin para konfliktit,” tha Bagheri për televizionin shtetëror iranian.

Sipas draftit të publikuar nga mediat iraniane, tranziti detar do të menaxhohet në bashkëpunim me Omanin, ndërsa dokumenti i quajtur “Memorandumi i Islamabadit” parashikon që, nëse arrihet një marrëveshje finale brenda 60 ditëve, ajo të miratohet me rezolutë detyruese nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos