
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Barham Salih, u ka bërë thirrje vendeve të komunitetit ndërkombëtar që të ofrojnë mbështetje urgjente për Libanin, ndërsa Izraeli vazhdon operacionet ushtarake në vend, ku më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ofrojë ndihmë dhe mbështetje urgjente për Libanin,” tha ai pas një takimi me kryeministrin libanez, Nawaf Salam.
“Pasojat humanitare të kësaj lufte janë të mëdha, dhe theksoj nevojën për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën civile nga shkatërrimi i sulmeve. Libani nuk e meriton të mbetet i bllokuar në një cikël të përsëritur dhune; ai meriton mbështetje dhe stabilitet.” (A2 Televizion)