Papa Françesku, pontifi i parë joevropian në gati 1300 vjet, vdiq të hënën e Pashkëve në moshwn 88-vjeçare. Papa Françesku i kaloi ditët e tij të fundit në shërbim të kishës, duke marrë pjesë me aq sa mundi në kremtimin e Pashkëve, pikën më të lartë të kalendarit të krishterë.
Njoftimi i Vatikanit erdhi si një tronditje për shumë njerëz, pasi një ditë pasi Papa bëri një paraqitje të profilit të lartë në publik. Pak para kësaj, ai zhvilloi një takim të shkurtër me nënpresidentin e SHBA JD Vance.
Vdekja e tij shkakton një periudhë zie, pas së cilës të gjithë kardinalët nën moshën 80 vjeç do të mblidhen për të zgjedhur udhëheqësin e ardhshëm të Kishës Katolike. Zakonisht duhen dy deri në tre javë që të zgjidhet një papë i ri.
Liderët e ndryshëm botërorë nga Europa në SHBA dhe kontinente të tjerw kanë reaguar për vdekjen e Papa Françeskut.
"Nga Buenos Aires në Romë, Papa Françesku donte që Kisha të sillte gëzim dhe shpresë për më të varfrit. Të bashkonte njerëzit me njëri-tjetrin dhe me natyrën. Le të ringjallet pandërprerë kjo shpresë përtej tij," tha presidenti francez Emmanuel Macron në një deklaratë.
Kancelari në pritje i Gjermanisë, Friedrich Merz tha se "vdekja e Papa Françeskut më mbush me trishtim të madh. Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij të palodhur ndaj anëtarëve më të dobët të shoqërisë, ndaj drejtësisë dhe pajtimit", në një deklaratë në X.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dërgoi një mesazh ngushëllimi, duke thënë në X se Papa "frymëzoi miliona, shumë përtej Kishës Katolike, me përulësinë dhe dashurinë e tij kaq të pastër".
Kryeministri indian Narendra Modi tha se ishte "thellësisht i trishtuar" nga vdekja e Papës. "Në këtë orë pikëllimi dhe kujtimi, ngushëllimet e mia të përzemërta për komunitetin global katolik. Papa Françesku do të mbahet mend gjithmonë si një fener dhembshurie, përulësie dhe guximi shpirtëror nga miliona njerëz në mbarë botën," tha ai në një deklaratë në X.
Presidenti izraelit Isaac Herzog shprehu "ngushëllimet e tij më të thella për botën e krishterë", duke e kujtuar Papën në një deklaratë për X si "një njeri me besim të thellë dhe dhembshuri të pakufishme", i cili "pa një rëndësi të madhe në nxitjen e lidhjeve të forta me botën hebraike dhe në avancimin e dialogut ndërfetar".
Kryeministri australian Anthony Albanese tha në një fjalim televiziv kombëtar se të gjithë flamujt do të valëviten në gjysmështizë në ndërtesat qeveritare të martën në shenjë respekti për Papën e ndjerë. “Për katolikët australianë, ai ishte një kampion i përkushtuar dhe at i dashur,” tha Albanese. Papa Françesku e jetoi besimin dhe thirrjen e tij me fjalë dhe vepra. Ai ishte vërtet frymëzues.
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif tha se Françesku ishte "një pionier i harmonisë ndërfetare, paqes dhe promovimit të njerëzimit", duke e quajtur vdekjen e tij "një humbje të pariparueshme për të gjithë botën".
Presidenti i Libanit Joseph Aoun tha se vdekja e Françeskut ishte "humbje për të gjithë njerëzimin, pasi ai ishte një zë i fuqishëm për drejtësinë dhe paqen, një mbrojtës i të varfërve dhe të margjinalizuarve dhe një avokat për dialogun midis feve dhe kulturave të ndryshme".
Presidenti i Maltës Myriam Spiteri Debono tha në një postim në X se Françesku “do të mbahet mend për përulësinë e tij, vëmendjen e veçantë që ai i kushtoi gjatë mandatit të tij të varfërve dhe të margjinalizuarve, dhe punën e tij të vazhdueshme për paqen ndërkombëtare dhe pajtimin mes popujve”.
(A2 Televizion)