Liderët e rinj të BE në Kiev, diskutohet për fundin e luftës me Zelensky-n

Nga Xhevahir Qardaku
1 Dhjetor 2024, 18:22 | Bota

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos vizituan Kievin.

Zgjedhja tejet simbolike përkon me ditën e parë të punës së Komisionit të ri Evropian. Ata u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin folën për përfundimin e luftës së nisur nga Rusia.

Lideri i Kievit konfirmon se “armëpushimi dhe negociatat për paqe mund të vijnë vetëm pasi Ukraina të ketë ftesën zyrtare për të hyrë në NATO, gjithashtu edhe një paketë të madhe armësh”. “Nëse kërkoj trupa, gjysma e aleatëve do të më braktisin”, u shpreh Zelensky, transmeton A2.

Sipas agjencisë Reuters, Ukraina u ka kërkuar vendeve të NATO-s, përmes ministrit të saj të Jashtëm që të ftojnë zyrtarisht Kievin në Aleancë. Kjo konsiderohet një lëvizje përgatitore për planin e paqes të Zelensky për të pasur “mbrojtje” ushtarake kundër Rusisë.

Gjatë natës, mbrojtjet kundërajrore të dy vendeve rrëzuan dhjetëra dronë të nisur nga secila palë. Zelenski në konferencën për shtyp akuzoi Rusinë se në harkun kohor të një muaji, ka shënjestruar Ukrainën me 347 raketa, përfshirë ato balistike. Liderët e rinj të BE-së i premtuan presidentit paketa ndihme me vlerë 1.5 miliardë euro çdo muaj në vitin 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos