“Liderët europianë, shumë të dobët”, Trump kundër Zelenskit: Do luftë për pushtet, por po humbet

Nga Xhevahir Qardaku
9 Dhjetor 2025, 15:55 | Bota

Një Donald Trump pa filtra dhe në sulm frontal. Presidenti amerikan shpreh zemërim të madh ndaj homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, për shkak të kundërshtimit të planit të tij për paqen me Rusinë.

“Mendoj se është një moment i rëndësishëm për të zhvilluar zgjedhje. Po përdorin luftën për të mos mbajtur votime, por mendoj se populli ukrainas duhet ta bëjë këtë zgjedhje. Ndoshta do të fitonte Zelensky, nuk e di kush do të triumfonte. Por ata nuk mbajnë zgjedhjet prej shumë kohësh”, shprehet Trump në një intervistë për median Politiko.

“Ata flasin për demokraci, por kanë arritur në një pikë ku nuk është më një demokraci”, shtoi presidenti amerikan. Trump i bën thirrje Zelenskit që të bëjë një lëvizje dhe të nisë të pranojë gjërat siç janë, pasi Ukraina “është duke e humbur” luftën, shkruan A2 CNN.

“Kanë humbur territor shumë përpara se unë të merrja detyrën. Kanë humbur një rrip të tërë toke”, thotë Trump. Presidenti amerikan nënvizon se është në Shtëpinë e Bardhë prej 10 muajsh dhe mund të konfirmojë se Ukraina nuk mund të flasë për fitore kur ka humbur aq shumë territor të mirë. Fjalë shumë të ashpra pati edhe në drejtim të liderëve europianë, të cilët Trump i konsideroi “shumë të dobët”.

“Mendoj se po kërkojnë që të jenë politikisht korrektë. Por besoj se nuk e dinë se çfarë po bëjnë, Europa nuk e di më se çfarë po bën”, u shpreh presidenti amerikan për median Politico.

Trump thur elozhe për Rusinë, ndërkohë, duke e konsideruar një vend më të madh dhe në një pozitë shumë të mirë për të negociuar fundin e luftës në Ukrainë. Mes tjerash flet përsëri për liderët europianë dhe thotë se i pëlqen grupi aktual, por ka disa prej tyre që janë “me të vërtetë të trashë”. “Flasin shumë dhe nuk bëjnë asgjë. Lufta vazhdon dhe nuk përfundon”, thotë Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos