
Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani kanë paralajmëruar për një përshkallëzim të mundshëm të situatës në rajon, edhe nëse armëpushimi mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit do të vazhdojë.
Lideri i grupit rebel Houthi në Jemen, Abdul Malik al-Houthi, deklaroi në një fjalim televiziv se “nuk ka dyshim që do të ketë raunde të tjera përleshjesh”, duke e cilësuar situatën si një armëpushim të përkohshëm brenda një konflikti të vazhdueshëm.
Ai paralajmëroi se mundësia e përshkallëzimit është “mjaft e lartë”, pasi armëpushimi aktual, që ai e cilësoi si “të brishtë”, po i afrohet fundit.
Një sulm me raketa nga rebelët Houthi ndaj Izraelit muajin e kaluar ka rritur shqetësimet se grupi i mbështetur nga Irani mund të përpiqet sërish të bllokojë rrugët detare në Detin e Kuq, ashtu siç ndodhi gjatë luftës në Gaza. (A2 Televizion)