Lidhjet me Epstein, Mandelson largohet nga Partia Laburiste

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2026, 12:03 | Bota

Lidhjet me Epstein, Mandelson largohet nga Partia Laburiste

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në SHBA Peter Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste, për të shmangur dëmin e mëtejshëm në imazhin e partisë, pas akuzave se ai ka qenë mik me Jeffery Epstein, raporton A2CNN.

Vendimi i Mandelson për t’u larguar nga partia vjen pas publikimit të dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë të premten.

Në këto dokumente tregoheshin pagesa në shuma deri në 75 mijë dollarë për llogari të lidhura me Laburistët, në vitet 2003-2004.

Mandelson, i cili asokohe ishte deputet i Laburistëve, tha se nuk ka asnjë regjistër të kryerjes së pagesave të pretenduar, dhe shtoi se nuk e di nëse dokumentet ishin autentike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos