Lufta e Putinit një çmenduri, Steinmeier akuzon Trump për shkelje të vlerave

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 17:24 | Bota

Lufta e Putinit një çmenduri, Steinmeier akuzon Trump për

Lufta kundër Ukrainës "nuk është vazhdim i luftës kundër fashizmit". Kështu deklaroi Presidenti Federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, gjatë fjalimit të tij përkujtimor në Parlamentin Gjerman me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Lufta e agresionit e Putinit, fushata e tij kundër një vendi të lirë dhe demokratik, nuk ka asgjë të përbashkët me luftën kundër tiranisë nacionalsocialiste në Luftën e Dytë Botërore”, shtoi Steinmeier, duke theksuar se “kjo gënjeshtër historike nuk është gjë tjetër veçse një maskim për çmendurinë perandorake, padrejtësinë e rëndë dhe krimet më të rënda!”.

Në fjalimin e tij në Bundestag, duke përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore nuk ka la jashtë kritikave edhe Shtetet e Bashkuara. Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier u ankua për "shkatërrimin e vlerave" nga SHBA nën Presidentin drejtimin e Donald Trump. Fakti që Shtetet e Bashkuara, nga të gjitha vendet, të cilat “luajtën një rol kyç në krijimin dhe formësimin e rendit ndërkombëtar të pasluftës bazuar në të drejtën ndërkombëtare, po i kthejnë shpinën atij është një tronditje me përmasa krejtësisht të reja”, tha Steinmeier përpara Budestagut, shkruan A2 CNN.

Presidenti gjerman foli ashpër për Trumpin dhe veprimet e tij: "Ne e shohim me tmerr se edhe demokracia më e vjetër në botë mund të rrezikohet shpejt nëse shpërfillet sistemi gjyqësor, minohet ndarja e pushteteve dhe sulmohet liria akademike". Kjo është gjithashtu e rrezikshme për Gjermaninë dhe Evropën, ku “magjepsja me autoritarizmin dhe tundimet populiste” po fiton terren. “Forcat ekstremiste” helmuan debatet, “luajtën me shqetësimet e njerëzve” dhe i nxitën ata kundër njëra-tjetrës.

Lidhur me përkujtimin e Luftës së Dytë Botërore, Steinmeier kritikoi ata që “kërkojnë një të ashtuquajtur vijë ndarëse nën historinë dhe përgjegjësinë tonë”. Ai habitet “kur disa e diskreditojnë kujtesën si një kult faji”. Këto shprehje për fat të keq mund të dëgjohen vazhdimisht në Bundestag këto ditë, shtoi ai, me sa duket duke pasur parasysh AfD-në. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos