Pekini ka lëshuar një alarm rreziku për çdo udhëtar të Kinës që shkon në SHBA, shkruan A2 CNN.
Sipas mediave të huaja, Ministria e Kulturës dhe Turizmit tha se dëshiron t'u kujtojë turistëve kinezë që të vlerësojnë rreziqet gjatë udhëtimit në SHBA dhe të udhëtojnë me kujdes.
Ministria përmendi "përkeqësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA dhe situatën e sigurisë së brendshme në SHBA".
Kujtojmë se të dy vendet janë në një luftë të hapur tregtare, pasi Presidenti Donald Trump vendosi tarifa, të cilat sot arritën në masën 104 % ndaj Pekinit.
Edhe Kina i është kundërpërgjigjur Shteteve të Bashkuara me tarifa 84 %, gjë që ka çuar edhe në rënie të tregjeve në të dy vendet.
Kujtojmë se rreth një javë më parë, Trump vendosi tarifa ndaj shumë vendeve anembanë botës, me të cilat pret të negociojë për zgjidhje të ‘ngërçit’. (A2 Televizion)