“Lufta e Tretë Botërore ka filluar”, Zelensky: Duam nga SHBA 30 vite garanci sigurie

Nga Erjon Dervishi
23 Shkurt 2026, 11:48 | Bota

Për Presidentin e Ukrainës, Volodymr Zelenskyy, Lufta e Tretë Botërore ka filluar. Në këtë mënyrë kreu i shtetit ukrainas vazhdon të dërgojë një mesazh të vendosur sfide. Në një intevistë për median britanike BBC, Zelenskyy tha ishte kategorikisht kundër pagesës së çmimit për një marrëveshje armëpushimi të kërkuar nga Presidenti Vladimir Putin, i cili po tërhiqet nga territori strategjik që Rusia nuk ka arritur ta kapë pavarësisht sakrifikimit të dhjetëra mijëra ushtarëve.

“Unë besoj se Putini e ka filluar tashmë Luftën e Tretë Botërore. Pyetja është se sa territor do të jetë në gjendje të kapë dhe si ta ndalojë atë... Rusia dëshiron t'i imponojë botës një mënyrë të ndryshme jetese dhe të ndryshojë jetën që njerëzit kanë zgjedhur për veten e tyre”, tha ai, përcjell A2 CNN.

Në lidhje me kërkesën e Rusisë që Ukraina të dorëzojë 20% të rajonit lindor të Donetskut që ende e mban - një linjë qytetesh që Ukraina i quan "qytete fortesa" - si dhe më shumë tokë në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhzhisë, Zelenskyy e shikon si një dobesim të Ukrainës. Siaps tij ndalimi i luftës nuk do ta kënaq Putin por do ti japë kohë të rikuperojë humbjet e ushtarëve.

“Unë e shoh këtë ndryshe. Nuk e shoh thjesht si tokë. E shoh si braktisje - dobësimin e pozicioneve tona, braktisjen e qindra mijëra njerëzve tanë që jetojnë atje. Kështu e shoh unë. Dhe jam i sigurt se kjo 'tërheqje' do ta ndante shoqërinë tonë. Ndoshta do ta kënaqte për një kohë... atij i duhet një pauzë... por sapo të rikuperohet, partnerët tanë evropianë thonë se mund të duhen tre deri në pesë vjet. Sipas mendimit tim, ai mund të rikuperohet në jo më shumë se disa vjet. Ku do të shkonte më pas? Nuk e dimë, por që ai do të donte të vazhdonte [luftën] është një fakt”, shtoi Zelensky.

Diplomatët perëndimorë kanë lënë të kuptohet që nga vera e kaluar se Trump pajtohet me Putinin se lëshimet territoriale nga Ukraina në Rusi janë çelësi i armëpushimit që Trump dëshiron, idealisht para verës së ardhshme. Shumë analistë jashtë Shtëpisë së Bardhë gjithashtu gjykojnë se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën dhe, pa i bërë lëshime Moskës, do ta humbasë atë. Sigurisht, tha ai, fitorja nënkuptonte rivendosjen e jetës normale për ukrainasit dhe ndërprerjen e vrasjeve.

Por pikëpamja më e gjerë e fitores që ai paraqiti ishte tërësisht për një kërcënim global që ai thotë se vjen nga Putini. "Unë besoj se ndalimi i Putinit sot dhe parandalimi i tij nga pushtimi i Ukrainës është një fitore për të gjithë botën. Sepse Putini nuk do të ndalet vetëm te Ukraina", theksoi kreu i shtetit ukrainas, duke thënë në përfundim se Ukraina kërkon një garanci sigurie për më shumë se 30 vite pasi presidentët shkojnë dhe vijnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos