“Lufta mbyllet me kushtet tona!” AfD e bojkoton, Zelensky në Bundestag: Ukraina s’do ndahet me mur

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 22:01 | Bota

“Lufta mbyllet me kushtet tona!” AfD e bojkoton, Zelensky në

Konferenca e Paqes që do të mbahet në Zvicër për Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky është një sukses, por kjo nuk do të thotë që Rusia do të mund të diktojë fundin e luftës me kushte të vendosura nga Vladimir Putin.

Lideri ukrainas e shprehur qëndrimin e tij teksa mbajti një fjalim në Bundestagun gjerman, duke hequr madje një paralele me “Murin e Berlinit”, si për të thënë se vendi i tij nuk do të ndahet në atë lloj forme.

“Konferenca në Zvicër është tashmë një sukses më vete. Është e rëndësishme që ne e kemi nisur këtë iniciativë, sepse lufta po bëhet kundër nesh. Ne do ta përfundojmë këtë luftë në interes të të gjithë fëmijëve, do ta përfundojmë me kushtet tona. Ju mund ta kuptoni pse ne po luftojmë kaq fort kundër përpjekjeve të Rusisë për të na ndarë, për të ndarë Ukrainën. Sepse ne po bëjmë absolutisht gjithçka për të parandaluar vendosjen e një muri midis pjesëve të vendit tonë."

Në margjinat e Konferencës për Rindërtimin, përkrah kancelarit gjerman Olaf Scholz, Zelensky refuzoi të bënte një koment për rezultatin e zgjedhjeve europiane në Gjermani duke thënë se nuk do të ishte e përshtatshme.

"Për mua është e rëndësishme që njerëzit të mos votojnë thjesht për zgjidhje pro-ruse. Kjo është e rrezikshme jo vetëm për Ukrainën, por edhe për vendet e tyre”, tha ai.

Por, fjalimi i Zelenskit u bojkotua nga partia e ekstremit të djathtë, AfD, të cilët dolën forcë e dytë në zgjedhjet evropiane për Gjermaninë duke tronditur pozitat e Scholz si kancelar. Vetëm katër nga 77 deputetë të AfD-së qëndruan në parlament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos