Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 15:19 | Bota

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër sulm ajror vdekjeprurës ndaj një mjeti lundrues në ujërat ndërkombëtare, pranë brigjeve të Venezuelës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, konfirmoi se katër persona të cilësuar si “narko-terroristë” u vranë gjatë operacionit, me urdhër të Presidentit Trump.

Sipas Hegseth, anija ishte duke transportuar sasi të mëdha narkotikësh, të destinuara për në SHBA. Ai shtoi se sulmi bazohej në inteligjencë të saktë dhe se operacionet e tilla do të vazhdojnë “derisa sulmet ndaj popullit amerikan të marrin fund.” Ky është sulmi i katërt i tillë gjatë javëve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos