Lufta në Ukrainë, Rusia bombardon Odesën, një i vdekur dhe dëme materiale

Nga Eno Luarasi
14 Shkurt 2026, 18:05 | Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia bombardon Odesën, një i vdekur dhe

Një person humbi jetën dhe një ndërtesë banimi u dëmtua si pasojë e një sulmi me dronë rusë në rajonin e Odesës gjatë të shtunës.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori rajonal, i cili njoftoi përmes Telegramit se sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Pamjet e publikuara nga shërbimi shtetëror i emergjencave tregojnë zjarrfikësit duke luftuar flakët në çatinë e një ndërtese të goditur, ndërsa ekipet e shpëtimit punuan për të siguruar zonën.

Ndërkohë, edhe një nga portet ukrainase në Detin e Zi, pranë qytetit të Odesa, u sulmua një ditë më parë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Autoritetet ukrainase thonë se sulmet me dronë po vazhdojnë, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos