
Dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA tregojnë se ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Seve Bannon, diskutoi me autorin e dënuar për krime seksuale Jeffery Epstein strategji kundër Papa Françeskut, raporton A2CNN.
Sipas mesazheve të shkëmbyera në vitin 2019, Bannon shpresonte ta “rrëzonte” Papën. Përpjekjet kanë nisur pas largimit të Bannon nga administrata e parë e Presidentit amerikan Donald Trump.
Bannon kishte qenë shumë kritik ndaj Francis, të cilin e shihte si kundërshtar të vizionit të tij "sovranist", në valën e populizmit nacionalist që përfshiu Evropën në vitet 2018 dhe 2019. Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë duket se tregojnë se Epstein e kishte ndihmuar Bannon-in të ndërtonte lëvizjen e tij.
“Do ta rrëzoj Papa Françeskun”, i shkroi Bannon Epsteinit në qershor 2019. Papa Françesku ishte një pengesë e rëndësishme për populizmin nacionalist të Bannon-it.
Në vitin 2018, ish-ndihmës i Trump e përshkroi Françeskun për “The Spectator” si përkrahës të elitave globaliste. Po ashtu ai i kërkoi Matteo Salvinit, tani zëvendëskryeministër i Italisë, ta sulmonte Papën.
Nga ana e tij, Salvini ka përdorur ikonografinë dhe narrativën e krishterë në axhendat kundër emigracionit.
(A2 Televizion)