“Lufta nuk ka mbaruar ende!” Netanyahu: Izraeli do t'i përgjigjet me forcë çdo sulmi të ardhshëm iranian

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 17:47 | Bota

“Lufta nuk ka mbaruar ende!” Netanyahu: Izraeli do t'i

Pasi Irani dhe Izraeli ndaluan sulmet, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se se një luftë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaruar ende, ndërsa i përshkruan të dobët.

Në një deklaratë televizive, Netanjahu tha se nëse ka sulme të mëtejshme ndaj Izraelit nga Irani, atëherë qeveria e tij do të përgjigjet me forcë dhe do të ushtrojë të drejtën e vetëmbrojtjes.

Nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ushtria e vendit do të vazhdojë të operojë në Liban, pas shkëmbimit të sulmeve me Iranin gjatë ditës së fundit.

Katz thotë se IDF do të vazhdojë të veprojë kundër Hezbollahut dhe Izraeli i hedh poshtë kërcënimet nga Irani.

Më parë, Irani tha se kishte ndërprerë sulmet ndaj Izraelit , por do t'i rifillonte ato nëse Izraeli vazhdonte sulmet në Liban.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos