Një raketë Starship nga kompania private hapësinore amerikane SpaceX është lëshuar në orbitën e Tokës për herë të parë. Raketa gjigante u ngrit të hënën nga porti hapësinor Starbase në Teksas për fluturimin e saj të 14-të në prove duke njoftuar dhe mbërritjen e saj në orbitë.
Mjeti pa ekuipazh, me lartësinë e një ndërtese 40-katëshe – i përbërë nga raketa shtytëse "Super Heavy" dhe anija kryesore "Starship" e vendosur në pjesën e sipërme – u ngrit me zhurmë të madhe nga platforma e lëshimit buzë Gjirit të Meksikës, pranë Broënsville-it.
Sipas kompanisë së Elon Musk, raketa gjigante kishte fluturuar gjithmonë në një distancë më të afërt me Tokën gjatë fluturimeve të mëparshme testuese.
SpaceX flet për një "fazë të re emocionuese" në zhvillimin e Starship. Gjatë fluturimit provë dhjetë-orësh, raketa është planifikuar të orbitojë Tokën gjashtë herë, duke vendosur në orbitë 26 satelitë të rrjetit Starlink.
Disa teste të anijeve kozmike në të kaluarën kanë përfunduar në shpërthime spektakolare. Raketa luan një rol vendimtar në planet hapësinore të SpaceX dhe agjencisë hapësinore amerikane NASA, e cila synon të kthejë astronautët në hënë. Qëllimi është një ulje në hënë para fundit të vitit 2028 - dhe kështu ende gjatë mandatit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. (A2 Televizion)