Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2025, 18:15 | Bota

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i

Muzeu i Luvrit në Francë do të instalojë 100 kamera në pjesën e jashtme deri në fund të 2026 si pjesë e masave për të shtrënguar sigurinë, pas vjedhjes spektaklore të muajit të kaluar.

Drejtori i muzeut tha gjatë një seance të parlamentit se do të thellonin bashkëpunimin me policinë duke instaluar një stacion të avancuar policor brenda Luvrit.

Vjedhja në mes të ditës e xhevahireve me vlerë 102 milion dollarë, ngriti dyshime mbi kredibilitetin e muzeut më të vizituar në botë si guardian i veprave të tij të paçmuara.

Ndërsa hetuesit kanë akuzuar 4 të dyshuar, thesaret nuk janë rikuperuar.

Autoritetet kanë pranuar se ka pasur mangësi në mbulimin me kamera sigurie jashtë mureve të muzeut, dhe gjithashtu tek ballkoni nga ku hynë plaçkitësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos