Ky është momenti kur 8 automjete mësyjnë para një resotri në zonën e Radhimës në Vlorë në pronësi të biznesmenit Vasil Bedinaj.
Të paktën 10 persona ku disa dyshohet se ishin të armatosur kanë hyrë në ambiente duke u konfliktuar me pronarin. Burimet për A2CNN kanë shtuar se mes tyre ka pasur dhe një përplasje fizike. Me marrjen e njoftimit në zonë mbërritën forcat e rendit, ndërsa “të paftuarit” janë larguar me Range Rover.
Ikja nuk i shpëtoi. Blutë thonë se konstatuan një mjet të largohej me shpejtësi duke iu vënë në ndjekje. Si pasojë makina në të cilin udhëtonin tre persona u përmbys në rrugën e lumit të Vlorës. Në dekaratë shtohet se të tre u shoqëruan në polici dhe se iu gjet një pistoletë.
Nga dëshmitë e marra mësohet se pronari i resortit ka ngritur pretendimet se i kishin vënë një gjobë prej 5 milionë eurosh.
Në të kundërt me këtë janë ngritur edhe dyshime se gjithçka është krijuar nga një konflikt biznesi ose pronësie që më tej është shndërruar në konfliktin fizik.
Do të jenë hetimet e mëtejshme të të gjithë ngjarjes që do të zbardhin shkaqet por edhe veprimet e palëve. (A2 Televizion)