Zhupa: Rama kërkon ta largojë Shqipërinë sa më larg BE, prandaj thotë iki pas anëtarësimit

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 17:00 | Politikë

Zhupa: Rama kërkon ta largojë Shqipërinë sa më larg BE,

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa një lidhje për ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, duke folur në lidhje me situatën politike në vend, u shpreh se Edi Rama do që ta largojë Shqipërinë nga BE-ja.

Ajo shtoi se qytetarët e kanë shprehur pakënaqësinë ndaj Edi Ramës më protestat që zhvillohen çdo ditë në bulevard.

Zhupa: Unë nuk e di nëse thjesht i thotë apo edhe i beson ë këto gjëra. E sigurt është që shumica e shqiptarëve, jo vetëm ata që jetojnë në Shqipëri, por edhe në diasporë, tashmë e kanë shprehur me vullnet të plotë, dhe shprehin në  çdo drejtim, e shprehin me një protestë historike që e mbajnë çdo ditë në ishin para kryeministrisë, por dhe kudo në rrjet edhe në diskutime.

Mendoj që  Edi Rama do të bënte shumë mirë t'i përgjigjej Edi Ramës kur e mori pushtetin që thanë nuk do të bëhem ndonjëherë i bezdisur që njerëzit të më thonë ik edhe unë të të qëndroj.

Edhe është momenti që njerëzit i kanë thënë ik, është mirë që të mos qëndroj. Gjithsesi shqiptarët nuk dorëzohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos