Presidenti amerikan Donald Trump nuk përjashton mundësinë e një lufte me Venezuelën. Shefi i shtëpisë së bardhë e tha këtë teksa ju përgjigj pyetjeje gjatë një interviste telefonike me NBC News.
“Nuk dua të flas për këtë”, tha fillimisht Trump, por i shtyrë nga pyetjet e gazetarëve theksoi se një ndërhyrje ushtarake ndaj regjimit të Karakasit ishte mes opsioneve në tryezë, shkruan A2 CNN.
Trump nuk përjashtoi as mundësinë e sulmeve të reja kundër anijeve me drogë në detin e Karaibeve dhe sekuestrimi të tjera të cisternave të naftës. Sa i përket Maduros, presidentit i SHBA shtoi se homologu venezuelas e dinte saktësisht se çfarë kërkonte ai. (A2 Televizion)