Tjetër provokim në qiej, 5 avionë rusë pranë Danimarkës

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 18:06 | Bota

Tjetër provokim në qiej, 5 avionë rusë pranë

Dy avionë luftarakë hungarezë të tipit JAS-39 Gripen, pjesë e Njësisë së Policisë Ajrore Baltike të NATO-s, u ngritën me urgjencë nga Baza Ajrore Siauliai në Lituani, pas sinjalizimit për praninë e pesë avionëve luftarakë rusë në afërsi të hapësirës ajrore të Danimarkës.

Sipas një deklarate të Komandës Ajrore të NATO-s, avionët rusë të identifikuar ishin një Su-30, një Su-35 dhe tre MiG-31, të cilët u afruan rrezikshëm pranë kufirit ajror danez pa njoftim paraprak dhe pa plan fluturimi të regjistruar.

Ky incident vjen vetëm pak orë pasi avionë luftarakë amerikanë u ngritën në ajër për të monitoruar katër avionë ushtarakë rusë pranë Alaskës.

Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) konfirmoi se dy bombardues strategjikë me rreze të gjatë veprimi Tu-95 dhe dy avionë luftarakë Su-35 u pikasën brenda Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës (ADAZ), një zonë ajrore ndërkombëtare që shërben për identifikimin e hershëm të çdo fluturimi pranë territorit sovran të SHBA dhe Kanadasë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos